Saturday, June 1, 2013

Historia do të flasë për Bayernin

Bayern Munichu e ka fituar edhe trofeun e fundit që e kishte në dispozicion në këtë sezon mbresëlënës – atë të DFB Pokal, për ta kompletuar tripletën historike për edicionin 2012/2013.


Në finalen e Kupës së Gjermanisë të zhvilluar në Olympiastadion në Berlin, Bavarezët e mposhtën Stuttgartin me rezultat 3-2.
Trajneri Jupp Heynckes e dëshironte me ngulm edhe këtë trofe për ta shkruar historinë, prandaj e filloi takimin me një formacion të fortë, por lojtarët me fanellat e kuqe shënuan vetëm një herë në 45 minutat e para.

Ishte një gol nga penaltia i realizuar nga Thomas Mueller (37’), pasi Traore ndërhyri në mënyrë të gabuar në Philipp Lahm brenda zonës.
Në minutat e para të fraksionit të dytë (48’), pas aksionit të Robben e Lahm, Mario Gomez e dyfishoi rezultatin.
SuperMario Gomez shënoi edhe golin e dytë personal dhe të tretin për Bayernin, pas krosimit të ulët të Mueller (61’).

Kur po mendohej se bavarezët e kanë në dorë fitoren, Martin Harnik ua vështirësoi punët duke realizuar dy gola (71’ dhe 80’).
Mirëpo, në minutat e mbetura të kohës së rregullt, lojtarët e Stuttgartit nuk arritën që ta dërgonin lojën në vazhdime.
Mesfushori shqiptar, Xherdan Shaqiri, u inkuadrua në minutat shtesë (90'+1) sa për ta shijuar këtë fitore.
Pas triumfit në Bundesliga, në Ligën e Kampionëve dhe tash në DFB Pokal, Bayern Munichu mbyll një sezon historik duke fituar gjithçka që ishte në dispozicion për t’u fituar.
Bayern Munich 3-2 VfB Stuttgart Footyroom.com by Futbol2101 -->

0 comments:

Post a Comment