Dy entuziastë nga Sarajeva, Adnan Pasic dhe Emir Hasimbegovic, kanë arritur që ta dërgojnë byrekun në hapësirë.
“Shkuam në Rajlovac, në pleksiglas fiksuam flamurin e BeH dhe byrekun. Më herët kishim blerë një balonë meteorologjike, kamera dhe GPS, kështu që së bashku mbrëmë i dërguam në hapësirë”.
“Pasi arriti lartësinë deri në 25 kilometra, balona shpërtheu dhe pastaj filloi kthimi i byrekut në tokë. Pasi ra në tokë, filloi kërkimi ynë për byrekun. E gjetëm në malin Lisini, në Milic, 65 kilometra largësi ajrore prej Sarajevës”.
“Kur u kthye nga hapësira, byreku ishte në gjendje të shkëlqyer”, ka thënë Hasimbegovic për Klix. -->
0 comments:
Post a Comment