Gjithçka ndodhi në pak sekonda. Në një ballafaqim me policinë, dy terroristët nuk kishin asnjë shans. Në një aksion të shpejtë të policëve, që kanë qëlluar pa paralajmërim, ata shpejtë u mundën dhe u plagosën. Por, u dërguan të gjallë në spital.
Xhirimi tronditës i ballafaqimit të policëve me vrasësit e ushtarit Lee Rigby, u shfaq në mediat britanike. Ndonëse në rrugë, para shumë dëshmitarëve, ata e kanë masakruar brutalisht ushtarin Lee, të dyshuarit për vrasje, Michael Adebolajo dhe Michael Adebowale, nuk kanë provuar të ikin, por të armatosur me kama e thika e prisnin policinë për përballje.
Hetimi tregoi se njëri prej të dyshuarve kryesor për vrasjen brutale të ushtarit, ishte arrestuar në Keni para më shumë se dy viteve, sepse u përpoq me një grup të rinjsh t’i bashkohet grupit terrorist al-Shabab, që ka lidhje me al-Qaidan.
Në faqet e para të revistave britanike doli fotografia e Adebolajos (28), britanikut me prejardhje nigeriane, para gjyqit në Keni, pas arrestimit të tij më 2010, raporton AFP.
Adebolajo u arrestua në ishullin e Pate, pak kilometra nga Lamu, që është pika e hyrjes në Somali, shkruajnë Sunday Telegraph dhe The Independent. Ai është liruar dhe depërtuar në Britani.
Ky zbulim hap çështje të reja për mënyrën se si shërbimet sekrete britanike kanë përcjellë Adebolajon dhe Adebowalen (22).
Adebolajo ishte me kamë pas masakrimit të Rigbyt, në Woolwich, në jug të Londërs, ndërsa fliste se ka kryer aktin e tmerrshëm pasi “ushtarët britanikë vrasin myslimanët”.
Ai dhe Adebowale janë jashtë rrezikut, në spital, por ende jo të fortë për t’u hetuar nga detektivët.
Në media doli po ashtu informata se Adebowale është arrestuar në Londër para dy muajsh, pasi tregtarët lokalë u ankuan ndaj një grupi të aktivistëve myslimanë.
Policët kanë arrestuar të mërkurën edhe tre meshkuj të dyshuar se kanë qenë organizatorë të vrasjes.
Të dy të dyshuarit për vrasje janë nga familjet e krishtera të Nigerisë, që janë konvertuar në islam. Për këtë në Britani ka frikë nga radikalizimi i meshkujve të rinj.
Ministrja britanike e Punëve të Brendshme, Theresa May, ka thënë se mijëra njerëz janë nën rrezikun potencial që të radikalizohen, për çka paralajmëroi plane të reja për goditjen e grupeve ekstremiste.
May tha për BBC se do të formohet njësia e re për të luftuar terrorizmin dhe se do të vlerësojë nëse ata do të kenë nevojë për më shumë pushtet për të luftuar radikalizmin. Ajo po ashtu theksoi se 500 policë dhe hetues po merren me rastin e vrasjes së tmerrshme të ushtarit anglez.
0 comments:
Post a Comment