Monday, May 27, 2013

Rrahën mes veti rinia e PDK-së

Në kuvendin zgjedhor

Një incident fizik ka shpërthyer mbrëmë në lagjen “Arbana” në Prizren.
Protagonistë të këtij sulmi kanë qenë aktivistët e Rinisë Demokratike të Kosovës. Një aktivist është lënduar dhe i njëjti është dërguar në emergjencë.
Indeksonline ka kontaktuar me personin e lënduar në këtë incident.
Nexhmedin Krasniqi, aktivist i RDK-së, Dega në Prizren, ka thënë se është sulmuar mbrëmë pas mbajtjes së kuvendit zgjedhor në lagjen “Arbana”,transmeton indeksonline.
Ai tha se është sulmuar nga Samir Hoxha edhe pse nuk ka qenë i përfshirë fare në debatin që ka pasur ai me Albana Balajn.
“Më tha mos u ban magar dhe menjëherë me grushtoj (Samiri)”, ka deklaruar Krasniqi, duke shtuar se, menjëherë kanë ndërhyrë aktivistët tjerë dhe e kanë qetësuar situatën.
Krasniqi tha se menjëherë e ka lajmëruar policinë dhe për këtë sulm fizik ka edhe raport mjekësor.
Indeksonline ka tentuar të kontaktoj edhe me Samir Hoxhen, por kontakti me të ka qenë i pamundur.
Ai për një media lokale të Prizrenit ka mohuar që ka sulmuar dikë në kuvendin zgjedhor të RDK-së. “Jo nuk është e vërtet. Ai po donë në këtë mënyrë të më shantazhoj”, ka thënë Hoxha.
Rastin e sulmit dhe kanosjes e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Prizren.
Kapiten Hazir Berisha, zëdhënës i Policisë në Prizren, ka deklaruar për Indeksonline se, rasti është paraqitur nga viktima rreth orës 20 e 30 minuta.
Ai tha se, viktima ka deklaruar se është sulmuar fizikisht nw shkollwn “Ibrahim Fehmiu” nga një person i njohur për të.
Sipas Berishës, viktima edhe në polici ka deklaruar se është goditur fizikisht nga i dyshuari që për policinë është në kërkim.
Për rastin është informuar edhe prokuroi i cili ka autorizuar policët hetues të merren me ngjarjen.



-->

0 comments:

Post a Comment