Dashuria me shikim të parë: Dhe “Çka do të bësh nesër?” janë shenjë që e kanë “infektuar” ethet e dashurisë – mos u befasoni nëse rastësisht takoheni në kafenenë e preferuar.
Përshtypja e parë krijohet për më pak se 30 sekonda, ndërkaq femrave shumë më lehtë u shkon për dore që gjatë bisedës së parë të magjepsin mashkullin, mirëpo për këtë gjë shpeshherë nuk janë të vetëdijshme. Nëse nuk dini të joshni, kushtoni kujdes shenjave të sigurta me të cilat ju bën me dije direkt apo indirekt që ka në mend diçka më shumë se miqësinë.
Injoron miqtë dhe thirrjet telefonike
Nëse me shikim të parë e keni pushtuar zemrën e tij, ai shumë shpejt dhe në mënyrë të pamëshirshme do t’i injorojë të gjitha ato gjëra që e pengojnë bisedën tuaj. Nëse i cingëron celulari apo i ofrohet miku, bisedën do ta përfundojë më shpejt se që e ka filluar. Është i përqendruar plotësisht tek ju dhe i injoron të gjithë të tjerët, që do të thotë se është porosi: “Çdo sekondë me ju më është e vlefshme”.
Me çdo kusht e dëshiron tërë kujdesin tuaj vetëm për veten
Nëse nuk jeni vetëm dhe me ju është edhe ndonjë mashkull tjetër, ai bëhet llafazan. Nëse i duket se ju ka preokupuar ndonjë mashkull tjetër, do të bëjë çdo gjë, madje edhe budallallëqe, në mënyrë që sërish të tërheqë kujdesin tuaj. Nëse përpiqet mashkulli tjetër të prish imazhin e tij para jush, ai hidhërohet, madje bëhet edhe agresiv.
Strategjia e takimit të rastësishëm
Nëse i keni pëlqyer, ai do të gjejë mënyrën që t’ju takojë sërish. Do t’ju pyes: “Çka do të bësh nesër”, apo “Çfarë planesh ke për vikend”, ai ka qëllimin e fshehur që t’ju takojë “rastësisht”.
Nuk pushon me komplimente
Je e mrekullueshme, ke buzëqeshje të mrekullueshme, ky fustan të rri pefekt... Derisa ju vërshon me komplimente personale, mashkulli haptas ju bën me dije që po i pëlqeni.
Unë jam “princi yt në kalë të bardhë”
Nëse i pëlqeni, mashkulli para jush do të sillet si mbrojtës. Ai në njëfarë mënyre do të përpiqet të parashohë dhe të pengojë çdo rrezik potencial, me ç’gjë do t’ju dërgojë porosinë që dëshiron të bëhet mbrojtësi juaj.
Dëshiroj që me mua të jesh e lumtur
Keni të ftohtë, po ndiheni rehat, dëshiron të të sjell diçka për të pirë... Ato pyetje të kujdesshme dhe ai angazhim i fuqishëm që i bën në mënyrë që të ndiheni rehat dhe sigurt janë dëshmi që e keni magjepsur. -->
0 comments:
Post a Comment