Lapsusi i kancelares gjermane Angela Merkel, në një konferencë të përbashkët me shtyp me presidentin francez Francois Hollande, ka shkaktuar të qeshura tek gazetarët - por edhe tek bashkëbiseduesi i saj.
Merkel e ngatërroi Hollanden me paraardhësin e tij, presidentin e ndjerë (që nga viti 1996) - Francois Mitterrand.
"Çështjet për të cilat ne bashkëpunojmë i foli Francois Mitterrand: fjala është për nxitjen e konkurrencës, punësimin dhe zhvillimin. Papunësia në mesin e të rinjve sigurisht se është shumë i rëndësishëm në projektin tonë”, tha kancelarja gjermane, para se ta vinte re gabimin.
"Francois Hollande, jo Francois Mitterrand! Francois Hollande!", e përmirësoi Merkel gabimin. -->
0 comments:
Post a Comment