Thursday, May 30, 2013

Krishterimi drejt zhdukjes, Islami fe e së ardhmes

Britani

Gazeta angleze Daily Mail në një shkrim të publikuar sot tërheq vëmendjen mbi një fakt krejt ndryshe nga ajo që dimë.
Harrojeni faktin se censusi i vitit 2011 theksoi se në Britani 33.2 milionë persona e quajtën veten kristianëm shkruan Daily Mail. Një e dielë, në një prej lagjeve të Londrës nëpërmjet fotografive dhe mund të shihni me sytë tuaj kush janë besimtarët e vërtetë, shkruan Daily Mail.
Këto fotografi tregojne se krishterimi në këtë vend është duke u bërë një fe e së kaluarës, dhe Islami fe e së ardhmes. Ato janë realizuar në lindje të Londrës, disa qindra metra larg njëra- tjetrës.
Në dy fotot e para shihen dy kisha, ku po mbahen meshat e të dielës. Në kishën e parë janë të pranishëm vetëm 12 persona, kur kisha është projektuar për 1230 persona.Më tej është një tjetër kishë, e hapur në shekullin e 18-të, njësoj si e para. Në total janë 20 besimtarë, kur kisha mban deri në 1 mijë besimtarë.
Në dhjetë vitet e fundit në Angli ka pasur një rënie të personave të identifikuar si të krishterë, nga 71.7 për qind në 59.3 për qind të popullsisë. Në të njëjtën periudhë numri i muslimanëve është rritur nga 3 përqind e popullsisë në 4.8 përqind. Gjysma e muslimanëve britanikë janë nën moshen 25 vjeç.
Është vlerësuar se në vitet e ardhshme në këtë vend do të ketë më shumë muslimanë aktivë se sa çmund te ketë në kishë. Një ide e cila gjysmë shekulli më parë do të kishte qenë krejtësisht e paimagjinueshme.

-->

0 comments:

Post a Comment