Wednesday, May 29, 2013

Mbajti stilolapsin në kokë për 15 vite

Mjekët gjermanë e kanë operuar një mashkull për t’ia nxjerrë një stilolaps nga koka, ku kishte qëndruar për 15 vite.


Pacienti – një afgan 24-vjeçar – kishte kërkuar ndihmë në spitalin e Aachenit dhe u kishte treguar mjekëve që për vite të tëra kishte vuajtur nga kokëdhimbja, ftohjet e vazhdueshme dhe kishte pasur probleme me shikimin.
Ekzaminimet kanë treguar se në sinuse kishte një stilolaps të gjatë 10 centimetra që ia kishte dëmtuar zgavrën e djathtë të syrit.
Pacienti nuk e ka ditur për ekzistimin e këtij objekti në kokën e tij, ndërsa është kujtuar se në fëmijëri kishte përjetuar një rrëzim të rëndë.
Mjekët ia kanë larguar stilolapsin dhe pacienti është shëruar.
(Ky rast daton nga viti 2011, mirëpo këtë javë është bërë publik në një konferencë mjekësore). -->

0 comments:

Post a Comment