Wednesday, May 29, 2013

Edi Rama: Uroj ta përqafoj në liri Sami Lushtakun

Edi Rama, përmes rrjetit social Twitter, është shprehur i lumtur për vendimin e Kuvendit Komunal të Skenderajt për t’i dhënë atij titullin “Qytetar Nderi”.
Ai nuk ka harruar pa përmendur edhe Sami Lushtakun, mikun e tij, i cili aktualisht është në arrest shtëpiak nën dyshimet për krime lufte.
“Mirënjohje e thellë për kë e propozoi&votoi në komunë këtë titull kaq të larte për mua! Uroj ta përqafoj shpejt në liri mikun Sami Lushtaku”, shkruan Kryetari i Partisë Socialiste të Shqipërisë.
“Çfarë surprize fantastike për mua: Qytetar Nderi i Skenderajt, vatra e shenjtë e Luftës Çlirimtare të Kosovës ku ra heroikisht Adem Jashari!”.
Në këtë komunikim me ndjekësit e tij, Rama flet edhe për periudhën pas 23 qershorit, kur ai, sipas gjitha gjasave, do të jetë Kryeministër i Shqipërisë.
“E pas 23 qershorit do hapim një faqe të re historie shqiptare e rajonale në bashkëpunim me Kosovën. Shqipëri-Kosovë model i ri zhvillimi”, shkruan Rama në Twitter./Express

-->

0 comments:

Post a Comment