Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, assesi të shpëtojë nga gabimet që i shfaqen herë pas herë edhe të natyrës protokollare. Situatat si në këtë video janë tregues të një moskoordinimi të duhur me ekipin e saj, përderisa vetë presidentja bëhet ‘viktimë’ e tyre.
Pas një takimi që kryeparlamentari, Jakup Krasniqi zhvilloi me delegacionin e Nënkomisionit të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, radha ishte që presidentja, Jahjaga ta takoj këtë delegacion, raporton KP.
Anëtarë të tij, ndonëse e pritën për disa minuta presidenten, në momentin që ajo erdhi, kryesuesja e delegacionit Marit Nybakk doli ta përshëndes presidenten Jahjaga, por kjo e fundit duke mos i njohur mysafirët që kishin dalë ta prisnin, ajo i përshëndeti vetëm me kokë duke i lënë me duar të zgjatura.
Por Jahjaga pasi hyri në sallë dhe pa që aty nuk kishte njeri, atëherë, e kuptoi se në fakt ata që përshëndeti nga larg ishin anëtarët e delegacionit, më të cilët ajo do të duhej të takohej. -->
0 comments:
Post a Comment