Sunday, May 26, 2013

Qeveria serbe miratoi planin për zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit

Qeveria serbe ka miratuar sot planin për zbatimi marrëveshje së Brukselit, të arritur mes Prishtinës dhe Beogradit, ndërsa kryeministri i Serbisë, Ivica Dacic, ka informuar për këtë vendim Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Catherine Ashton.


Siç thuhet në njoftimin e Zyrës së Qeverisë serbe për bashkëpunim me media, “Qeveria miratoi raportin e ekipit për zhvillimin e planit të zbatimit të marrëveshjes së arritur në Bruksel, si dhe planin e implementimit të marrëveshjes së parë për principet që rregullojnë normalizimin e marrëdhënieve, si dokument që nuk paragjykon statusin e Kosovës”.
Në letrën drejtuar baroneshës Ashton thuhet se Qeveria serbe “beson se miratimi i planit të si dhe ndryshimet e nevojshme të ligjeve të domosdoshme për zbatimin e marrëveshjes së parë, hapin dyert që përmbajtja politike e përpjekjeve disa mujore të japë rezultatet që u përshtaten interesave të qytetarëve dhe të të gjithëve të përfshirë në këtë proces “.
Qeveria serbe beson se emërimi i komandantit rajonal të policisë për veriun e Kosovës, që do të bëhet duke përdorur kompetencat e Asociacionit të komunave sipas nenit 9 të Marrëveshjes, “do të japë kontribut në ndërtimin e besimit dhe stabilizimit të situatës politike dhe të sigurisë në tërë territorin e Kosovës”.
Në letër thuhet se Qeveria serbe “tregon se plani për zbatimin e Marrëveshjes së parë dhe arritja e të gjitha marrëveshjeve të mëparshme dhe të ardhshme si dhe zbatimi i tyre, nuk e shkel parimin e neutralitetit të statusit në të gjitha fazat e implementimit”.
Në këtë takim, Qeveria e Serbisë nuk e ka pranuar dorëheqjen e drejtorit të së ashtuquajturës Zyre për Kosovën, kështu që ajo edhe në të ardhmen do të udhëhiqet nga Aleksandar Vulin.

0 comments:

Post a Comment