Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku është paraqitur në Gjykatën Themelore në Prishtinë i shoqëruar nga dy policë.
Në procesin gjyqësor ndaj tij në rastin e “BIRN”-it ai është shoqëruar nga dy policë të Kosovës për shkak të arrestit shtëpiak që i është caktuar të shtunën në mëngjes në rastin tjetër ndaj tij, transmeton KTV.
Ish-komandanti i Zonës Operative të Drenicës, Sami Lushtaku, bashkë me ish-komandantin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimi dhe 5 të tjerë po dyshohen nga EULEX-i për krime lufte.
Prokurori i EULEX-it, Maurizio Salustro, po pretendon se në Likoc të Drenicës në periudhën qershor – gusht 1998 ka ekzistuar një qendër ndalimi e UÇK-së.
Gjatë hetimit të tij 16 mujor për këtë rast, ka dëshminë e së paku 5 personave që pretendojnë se ishin mbajtur në këtë qendër.
I gjithë hetimi i tij bazohet kryesisht në dëshminë e dëshmitarëve të mbrojtur A dhe I, që për mbrojtjen janë dëshmitarë jo të besueshëm. Selimi dyshohet se ka qenë pjesëmarrës në 7 raste të tilla e Lushtaku në 3 sosh.
-->
0 comments:
Post a Comment