Tuesday, June 4, 2013

Kur ndahesh nga e dashura, siguro sendet më parë

Ndarja mes një çifti është momenti me i trishtë, të paktën për njerin nga partnerët. Secili i përjeton në mënyra të ndryshme atë, zgjedh të ndahet nga i dashuri në mënyra të ndryshme, mbase duke iu përshtatur edhe karaktereve të gjithësecilit.

Megjithatë në internet po bën xhiron letra e një vajze drejtuar të dashurit të saj për t,i thënë që po e lë. Për tre ditë kjo letër ka marrë rreth 1.2 milionë. Nuk dihet se cili është çifti, por vajza mendoi për një ndarje të veçantë.

Dhe ja përmbajtja e letrës:

“Përshëndetje i dashur!

E gjen dot se kush e ka lënë “Facebook”-un hapur dhe kush ka marrë një mesazh nga Kelsi? Po! Ti! Por mos u shqetëso, nuk kam thyer asgjë.

Në fakt, u tregova kaq e mirë sa t’i paketova të gjitha gjërat. Madje shpika edhe nje lojë të lezetshme, duke ditur se ty të pëlqen shumë të gjesh gjëra (edhe vajza të tjera)! Ja dhe vendet ku mund t’i gjesh:

Veshjet i ke te vendi ku u takuam për herë të parë.
Video lojërat janë te vendi ku dhamë puthjen e parë.
Laptopi yt është atje ku blemë video lojën e parë së bashku.
Televizori yt është atje ku bëmë për herë të parë dashuri bashkë.

Pjesa tjetër e gjërave të tua, përfshirë edhe fotot që kemi bërë bashkë në këto dy vjet janë TE SHTËPIA E KELSIT!
Argëtohu! Ah, mos harro! Nuk kam thyer apo dëmtuar asgjë, por nuk mbaj përgjegjësi nëse e ka bërë dikush tjetër. Gjueti të mbarë!”



-->

0 comments:

Post a Comment