Më shumë se 100 mijë fëmijë të moshave nën 14 vjeç në Kosovë jetojnë me më pak së një euro në ditë. Kjo është arsyeja pse rrugët janë të mbushura gjithandej me fëmijë që punojnë punë të ndryshme, shitës duhani, punëtorë krahu, mbledhës të hekurishtave.
Raportet e fundit ndërkombëtare alarmojnë me gjendjen e rëndë të fëmijëve të detyruar të punojnë nëpër rrugë. Organizata botërore "Humanium", e cila merret me të drejtat e fëmijëve në mbarë botën, jep detaje edhe për situatën në Kosovë, raporton “Zëri”.
Duke u përshkruar si vendi më i varfër në Evropë me fëmijë të shumtë të cilët janë të detyruar të bëjnë punë të ndryshme të rrezikshme për të siguruar bukën e gojës.
Edhe Raporti i fundit i publikuar nga Departamenti i Punës i Departamentit të Shtetit Amerikan, në vitin 2012 numëron rreziqet me të cilat ballafaqohen fëmijët e Kosovës, të cilët punojnë për mbijetesë.
"Në Kosovë nuk ka mbrojte specifike ligjore për fëmijët e përfshirë në punë të rrugës. Fëmijët vazhdojnë të jenë të përfshirë në format më të këqija të punëve, përfshirë, punë të rrezikshme nëpër rrugë dhe në bujqësi", shkruan në raportin e Departamentit të Shtetit.
Aty përshkruhen rreziqet me të cilat ballafaqohen fëmijët e Kosovës, si në zonat urbane ashtu edhe nëpër ato rurale.
-->
0 comments:
Post a Comment