Saturday, June 8, 2013

Si ta pengoni mashkullin për të mos ju tradhtuar

Meshkujt janë të lindur të bredhin poshtë e lart dhe të rrallë janë ata të cilët arrijnë t’u rezistojnë “magjive” të femrës tjetër. Mirëpo, nuk bën të çani kokën shumë rreth asaj se a do t’ju tradhtojë apo jo, por duhet të bëni çdo gjë në mënyrë që tradhtia të mos ndodhë. 


Mos qitni fall se a ju është besnik dashnori apo bashkëshorti juaj, por bëni gjithçka që të mos i shkojë mendja t’ju tradhtojë.
Çdo ditë angazhohuni për lidhjen tuaj
Të dashurit çdo ditë duhet t’i tregoni se sa e doni dhe sa dëshironi që të jeni vetëm me të. Komplimentet, ndonjë porosi e shkurtër, darka romantike do të jenë të mjaftueshme që të ndihet i dëshiruar posaçërisht dhe që lidhja juaj të jetë më e fuqishme.
Intimiteti
Meshkujt konsiderohen si robër të libidos së tyre, mirëpo është e vërtetë që ata hyjnë në aferë nga dëshira që me dikë të jetë më intim, madje jo vetëm fizikisht.
Bisedoni me të
Nëse vëreni që partneri dëshiron t’ju thotë diçka, me kujdes dëgjojeni, mbani mend se çka ju ka thënë dhe merreni shumë seriozisht.
Faktor i miqësisë
Femra mund të pengojë tradhtinë duke insistuar se ai shpesh po shoqërohet me miqtë, me shokët nga shkolla e mesme, me kolegët...
Rrituni bashkë
Kur të filloni të argëtoheni nga mosha 20 vjeçe, patjetër duhet të zhvilloheni dhe të ndiqni njëri-tjetrin, do të thotë që të rriteni bashkë.
Më pak fjalë, më shumë aksion
Shmanguni fjalëve të shumta dhe analizave të tepërta, por bëni diçka të dobishme dhe konstruktive për të dytë. Vetëm në këtë mënyrë do t’i tregoni që jeni damë e vërtetë...
Përmallimi
Gjeni ndonjë hobi, shëtisni. Lejoni që partneri t’i bëjë shoqëri vetvetes disa ditë në javë. Do të shihni se sa i mungoni. Do të vlerësojë çdo moment të cilin e kaloni së bashku.
Besimi
Kjo do të thotë që nuk do t’i përqeshni tekat e tij, do t’i jeni përkrahja e parezervë, ndërkaq momentet e dobësive kurrë mos i shfrytëzoni si argument gjatë grindjeve dhe kundërshtimeve.
-->

0 comments:

Post a Comment