Besojmë se është koha e duhur për detyrën e shtëpisë edhe për ju, edhe për partnerin tuaj. Nëpërmjet disa këshillave të shkurtra, por të dobishme, - zgjojeni epshin e fjetur.
Vikendi është kohë ideale, mirëpo po qe se e keni rezervuar për një milion obligimesh, atëherë le të jetë një ditë tjetër kur të dytë të ktheheni më herët nga puna dhe të hidheni në aksion. Para se të filloni “aksionin”, blini ndërresa të brendshme ngjyrë të zezë seksi apo ngjyrë të zjarrtë të kuqe. Gjithashtu, planifikoni që dita të jetë pa televizor, pa internetin, por edhe pa të gjithë “vjedhësit” e tjerë të pasionit dhe energjisë.
E dimë, gjithashtu, që është kohë e ‘reality show’ apo të emisioneve interesante, mirëpo, gjithsesi seksi është ide më e mirë para se të flini gjumë. Fshiheni telekomandën, fikni kompjuterin dhe celularët dhe kushtojani gjithë kohën e mbetur lojës nën çarçafë.
Asnjëherë s’e keni praktikuar 69-n anash? Apo pozën e Kalorësit të lodhur? Është koha të mësoni disa gjëra të reja. Kërkoni në internet dhe zbukurojeni dhomën tuaj të gjumit, por edhe çdo qoshe të saj. Megjithatë, nëse jeni më tepër të gatshëm për gjëra më të rehatshme, mund t’ju ofrojmë juve një detyrë të hareshme – zhvishuni lakuriq, lëshoni muzikë, merrni brushën e dhëmbëve në dorë dhe këndoni me tërë zërin! Kjo pjesë e detyrës shkon me dritë të ndezur (apo gjatë ditës) dhe me relaksim maksimal.
E dimë se në fillim nuk do të ndiheni rehat, mirëpo pas notave të para dhe “dridhjeve” të prapanicës, jemi të sigurt që partneri juaj do të dëshirojë që “dita e lakuriqësisë” të përsëritet çdo javë. Qëllimi është që të dashuroni trupin tuaj të lakuriqësuar dhe në këtë mënyrë të forconi dëshirën për të bërë seks, - edhe tek ju, edhe tek partneri. Tekefundit, qëllimi është që të argëtoheni sa më mirë. -->
0 comments:
Post a Comment