Mediat norvegjeze kanë "kryqëzuar" trajnerin e Kombëtares së tyre Egil Olsen jo vetëm për barazimin (i cili i mban ende në lojë) por edhe për shfytyrimin dhe lojën e dobët që treguan dje në "Qemal Stafa" kundër Shqipërisë. Por mediat norvegjeze kanë gjetur edhe pretekstin e gjithçkaje. Sipas dy gazetave më të mëdha në shtetin nordik "Aften Posten" dhe "Dagbladet", portieri i tyre është "verbuar" nga një tifoz shqiptar gjatë pësimit të golit të shënuar nga Valdet Rama.
Sipas tyre në momentin kur portieri i tyre ishte përballë Ramës një tifoz kuqezi në tribunën D2 i ka drejtuar lazerin në sy, çka e ka penguar në shikim.
Por tifozi misterioz, për të cilin nuk ka aspak informacion, të njëjtën gjë që i bëri portierit mik, ia bëri edhe presidentit të Republikës Bujar Nishani teksa ky i fundit ndiqte në shoqërinë e kryeministrit Sali Berisha dhe presidentit të FSHF-së Armand Duka ndeshjen në tribunën VIP të "Qemal Stafës".
Një sinjalizim i truprojave të presidentit bënë që forcat e policisë ta nxjerrin jashtë stadiumit tifozin dhe më pas ta shoqërojnë në rajonin e policisë.
-->
0 comments:
Post a Comment