Kjo është Tippi, vajza franceze e lindur në Namibi, që 10 vitet e para të jetës së saj i ka kaluar mes kafshëve dhe botës së egër në Savanën afrikane.
Kjo është Tippi, vajza franceze e lindur në Namibi, që 10 vitet e para të jetës së saj i ka kaluar mes kafshëve dhe botë së egër në Savanën afrikane.
Vajza e një çifti francez të pasionuar pas studimit të natyrës dhe kafshëve në Afrikë, 10 vitet e para të jetë së Tippit kanë kaluar mes leopardëve, elefantëve, gjarpërinjve, zogjve, gjirafave, strucëve dhe të tjera kafshë të egra që kanë qenë miqtë e saj të fëmijërisë.
Miqësia më e madhe e saj është me një elefant të cilin ajo vetë e quan vëlla, ndërsa s’ka frikë t’i afrohet leopardit apo kafshëve të tjera të rrezikshme.
Prindërit thonë se “ajo komunikon me kafshët nëpërmjet shikimit dhe me sinqeritet”, ndërsa thanë se kurrë nuk ka patur frikë t’u afrohet atyre.
Për të dokumentuar këtë, disa ditë të jetës së Tippit mes botës së egër u filmuan nga një ekip në vitin 2011, pak para se Tippi t’i bashkohej qytetërimit modern. Prindërit e saj thonë se me rikthimin në Paris Tippi e kishte të vështirë ambientimin. -->
0 comments:
Post a Comment