Monday, June 3, 2013

Niset me not për në Greqi, gjendet pa jetë në Durrës

Viktima Ilir Çuni, notoi drejt Korfuzit, por u mbyt në det. Rrymat detare çuan trupin nga Saranda në Durrës, do emigronte. Kufoma e gjetur në plazhin e Durrësit mbrëmjen e së shtunës është identifikuar mëngjesin e djeshëm.


Policia e Tiranës tha se trupi i pajetë, që u soll nga Durrësi, i përket një 41- vjeçari, i cili besohet se kishte tentuar të kalonte me not kanalin e Korfuzit për të shkuar në Greqi. Viktima është Ilir Çuni, baba i dy fëmijëve të mitur, një djali e një vajzë, të cilin gjendja e vështirë ekonomike dhe borxhet e shumta e kishin shtyrë të emigronte drejt Greqisë.
Në pamundësi për të kaluar nga kufiri, pasi sipas Policisë ishte shpallur “non grata” nga autoritetet greke, ai ka zgjedhur një mënyrë të rrezikshme për të udhëtuar drejt shtetit helen. Ka tentuar të kalojë me not kanalin e Korfuzit, transmeton Panorama. Në këtë mënyrë ai kishte përshkuar këtë kanal para disa viteve, duke arritur shëndosh e mirë në Greqi, por kësaj radhe nuk ia ka arritur qëllimit, pasi është mbytur.
Rrymat detare kanë transportuar trupin e pajetë nga ujërat e Jonit në ato të Adriatikut dhe kufoma e tij u gjet në shtunën e zonën e plazhit të Durrësit, e njohur si “Apolonia”.
Nisur nga dëshmitë e familjarëve, 41-vjeçari është mbytur 2 ditë më parë, pasi u ka telefonuar të afërmve dhe u ka thënë që po nisej për në Greqi me not. Ndërsa ka nisur të notojë nga Ksamili drejt Korfuzit, pasi ka qenë një distancë më e shkurtër për ta përshkuar. -->

0 comments:

Post a Comment