Një ushtarak amerikan i forcave speciale Navy Seal, pjesëmarrës në misionin famshëm të Abotabadit në Pakistan ku u vra ish-kreu i Al Kaedas, Osama Bin Laden, tronditi miqtë e tij dhe opinionin publik amerikan me misionin e tij të fundit më pak të rrezikshëm…të bëhet femër.
Chris Beck, dikur pjesë e forcave elitë të ushtrisë amerikane, Team Seal Six, deklaroi se tani nuk është më “ai”, por është “ajo” me emrin Kristen Beck.
Pas 20 viteve shërbim dhe trajnim për t’u shndërruar në një vrasës gjakftohtë në radhët e ushtrisë amerikane, ai thotë se ka nisur terapinë e marrjes së hormoneve për t’u shndërruar në femër, transmeton TCH.
Beck planifikon t’i shkojë misionit të tij deri në fund duke iu nënshtruar edhe operacionit të shndërrimit të organeve seksuale.
Beck ka marrë pjesë në 13 operacione në mbarë globin me skuadrën speciale Team Seal Six e bërë e famshme pas misionit të fundit ku asgjësoi pas një dekade arrati Osama Bin Ladenin.
Ai është dekoruar me medaljen e “Yllit të Bronztë”, një nga medaljet me të larta që jepet për ushtarët amerikanë. -->
0 comments:
Post a Comment