Mijëra tifozë shqiptarë kanë pritur me orë të tëra që nga mëngjesi i të martës për të siguruar një biletë për ndeshjen eliminatore për Botërorin 2014, Shqipëri – Norvegji dhe ekziston frika se ata mund të mbesin pa bileta.
Korrespondenti i Telegrafit nga Tirana raporton se që nga orët e hershme të mëngjesit me mijëra tifozë shqiptarë kanë pritur te biletaria e Stadiumit “Qemal Stafa” për të siguruar një biletë për ndeshjen Shqipëri – Norvegji.
Shiu i madh ka shkaktuar një kaos
të vërtetë para biletarisë në Tiranë, duke shkaktuar edhe shtyrje të
mëdha, ndërsa po të njëjtët tifozë kanë mbetur pa bileta.
Sipas FSHF-së në shitje janë vetëm
18000 bileta (stadiumi ka kapacitet prej 16800 ulësesh), përkundër
kërkesës së më shumë se 60 mijë njerëzve për të qenë të pranishëm në
stadium të premtën.
Telegrafi mëson se janë shitur vetëm 150 bileta dhe nuk dihet se ku janë edhe 16650 bileta.
Sipas grupeve të tifozëve, biletat e
mbetura janë blerë nga partitë politike që janë në fushatë zgjedhore,
për t’ua dhënë simpatizantëve të tyre, teksa janë parë edhe zyrtarë të
lartë duke hyrë në biletarinë e stadiumit “Qemal Stafa” gjatë ditës.
Imazhet
vijnë nga pjesa e poshtme para hyrjes te biletaria e stadiumit Qemal
Stafa. Qindra tifozë tjerë gjenden në pjesën lart duke pritur me shpresë
për ndonjë biletë. Foto: Telegrafi
Nga ora 15:30 kishte shpresa se
mund të shiteshin bileta, por zyrtarë të FSHF-së kanë refuzuar të
përgjigjen, duke thënë se në ditët e ardhshme do të shiten biletat
tjera, por vetëm prapa portave, duke lënë të mos dihet se nëse janë
shitur apo jo biletat e tribunave tjera.
Për të shikuar këtë ndeshje në
Tiranë ka shumë shqiptarë që kanë udhëtuar nga diaspora dhe ata për
korrespondentin tonë u shprehën të shqetësuar se do të mbesin pa bileta,
përkundër faktit se kanë bërë rrugë të gjatë disa ditë para ndeshjes.
Pa qartësitë vazhdojnë, por besohet
se Tifozët Kuq e Zi nuk do të reagojnë dhe do të jenë në stadium të
premtën për të përkrahur ekipin në këtë ndeshje vendimtare.
Shqipëria përballet të premtën me
fillim nga ora 20:30 me ekipin e Norvegjisë. Një fitore e Shqipërisë në
këtë takim do ta poziciononte kombëtaren tonë në vendin e parë me një
pikë më shumë se Zvicra e cila në tetor vjen në Tiranë.
-->
0 comments:
Post a Comment