Wednesday, June 5, 2013

Pas 66 vjetësh kuptoi se ishte femër

Një kinez, i cili gjatë gjithë jetës kishte menduar se është mashkull, gjatë një vizitë mjekësore ka marrë vesh se në fakt është femër.


66-vjeçarit i ishte fryrë barku dhe pas kontrollit mjekësor në Hong Kong, mjekët i thanë se fryrja e barkut i kishte ndodhur si pasojë e një ciste në vezore (pjesë të sistemit riprodhues femëror).
Analizat e bëra zbuluan se pacienti pësoi dy çrregullime të rralla gjenetike që nuk mund të diagnostikoheshin te meshkujt.
Ata treguan se pacienti vuante nga sindroma Turner, një çrregullim gjenetik që prek rreth 1 në 2.000 vajza dhe nga hiperplasia kongjenitale e veshkave. Ky çrregullim rrit hormonet mashkullore te femrat.
SindromaTurner zakonisht shkakton probleme me çrregullimin e kromozomeve dhe rrezikon që femrat që preken nga kjo sëmundje të mos lindin dhe të jenë më të shkurtra se normalisht. Hiperplasia kongjenitale (e lindur) e veshkave prek një 1 në rreth 15.000 femra pas lindjes, duke rritur kromozomet mashkullore.
Vajzat që vuajnë nga këto sindroma kanë organe normale riprodhuese, por mund të vuajnë nga problemet e pjellorisë.
Mediat në Kinë bëjnë të ditur se pacienti ishte rritur jetim dhe nuk ka një gjatësi normale, sepse pas moshës 10-vjeçare ai nuk u zgjat më. 66-vjeçari gjithashtu nuk kishte asnjë nga testikujt dhe kishte një mikropenis.
Sipas mjekëve, pacienti do të vazhdojë të jetojë si një mashkull dhe mund të trajtohet me zëvendësim të testosteroneve. -->

0 comments:

Post a Comment