Së bashku me Sheherzaden
Prej ditës së premte Stambolli është në revoltë. Protestat që u nisën si manifestime të qeta përfunduan në përleshje të dhunshme mes turmës dhe policisë. Kjo e fundit ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.
Përleshjet shkaktuan qindra te plagosur, ndërsa katër persona kanë humbur shikimin. Pas kësaj kryeministri Erdogan ka kërkuar falje për dhunën,transmeton bw.
Tek kjo foto që shohim është pikërisht ai, Halit Ergenc aktori i famshëm i telenovëlës tepër të ndjekur dhe nga shqiptarët, ”Sulejmani i Madherishëm” që proteston krah për krah me protestuesit.
Aktori ka qëndruar në ballë të protestës pa u trembur nga policia e armatosur dhe gazi lotsjellës.
Manifestimet nisën kundër vendimit për të prerë rreth 600 pemë në parkun ‘Gezi’, në qendër të qytetit, për të ndërtuar aty një qendër tregtare. Përleshjet kanë nisur fillimisht gjatë ditës së djeshme kur policia kishte shkuar në mëngjes herët dhe i kishte dashur t’i largonte me dhunë manifestuesit. Më pas situata ka degjeneruar ne dhunë.
Kryeministri i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se do të vazhdojë planet për zhvillimin e Sheshit Taksim të Stambollit, me gjithë protestat e dhunshme që ka shkaktuar projekti kontrovers.
Erdogan është zotuar se do të rivendosë rendin dhe u ka bërë thirrje protestuesve që të ndalojnë demonstratat menjëherë.
-->
0 comments:
Post a Comment