Shqipëria ka lëshuar epërsinë prej një goli në minutat e fundit të takimit ndaj Norvegjisë, për një barazim 1:1 që zvogëlon gjasat për një kualifikim historik për Botërorin, Brazili 2014.
Atmosfera në stadium ishte impozante. 18 mijë tifozë të zjarrtë ishin të veshur në ngjyrat tradicionale, në pritje të këtij takimi jashtëzakonissht të rëndësishëm.
Momenti
kulminant para fillimit të sfidës u arrit kur u këndua himni kombëtar
shqiptar. Kastriot Tushën në prapavijë e shoqëroi i gjithë stadiumi,
ndërsa u shpalos flamuri i madh kombëtar në tribunën qëndrore. Në Tiranë
dhe Shkup, ashtu si në Prishtinë, ku në shesh u mblodhën mijëra
shqiptarë, u përcoll mesazhi i idealit të të parëve tanë: “Shqipëri
Etnike”.
Gjithë
ky fillim impozant motivoi lojtarët në fushë. Pas një gjuajtje të lirë,
ishin lojtarët tanë ata që ishin pranë golit, por portieri norvegjez
ishte ai që ndali golin.
Rasti
i parë për mysafirët erdhi në minutën e 10-të. Pas një depërtimi të
rrezikshëm të një prej sulmuesve norvegjez, topi u devijua dhe para se
të hynte në portën tonë u kap nga djaloshi kosovar, Etrit Berisha.
Djemt
tanë në vazhdim e dominuan ndeshjen. Mundësi të artë në minutën e15-të
lëshoi Hamdi Salihi, i cili nuk arriti të konkretizonte një top të mirë
nga Edgar Cani.
Kuq
e zinjtë vazhduan të rrezikojnë. Pas një depërtimi dhe kontrolli të
mirë të topit, një lojtar kundërshtar ndërhyri për një gjuajtje të lirë,
e cila fuqishëmu ekzekutua dhe përfundoi në duart e poertierit
norvegjez.
Shqipëria vazhdoi me dominimin. Pas një kundërsulmi shpejt të nisur, ishte anesori nga Kosova, Valdet Rama, ai
që shpejt depërtoi brenda zonës dhe me një goditje të fuqishme, arriti
që ta dërgonte topin në këndin e poshtëm të portierit norvegjez për 1-0
dhe epërsinë e kombëtares tonë (41’).
Realizatori
i golit të parë, Valdet Rama, është nga Kosova, më saktësisht nga
Mitrovica. Ai luan në La Liga për Valladolidin, ndërsa sonte u shfaq
vendimtar për kombëtarën tonë...
Në pjesën e dytë
djemt ishin po aq të motivuar sa në të parën. Norvegjezët u shfaqën
rrezikshëm, por si luftarakë ishin mbrojtësit shqiptarë për të larguar
rreziqet.
Pas një
hapjeje të lojës nga Valdet Rama, ishte Armend Dallku që lansoi një
harkim duke vënë në pozitë shënimi Hamdi Salihin, i cili nuk arriti të
qëllonte portën.
Në minutën e
66-të një harkim të bukur në zonë e shfrytëzoi mirë Hamdi Salihi, për të
goditur me kokë në drejtim të portës, por pas intervenimit të Jarstein,
topi qëlloi transverzalen dhe rezultati mbeti 1-0.
Në minutën e
71-të një gjuajtje të lirë lojtarët tanë mirë e shfrytëzuan për të
implementuar një skemë të shkëlqyer, e cila vuri në pozitë shënimi
Vilan, por topi kaloi fare pranë portës së portierit norvegjez Jarstein.
Vetëm pesë
minuta më vonë një lojtar norvegjez largoi topin nga vija fatale, pas
një harkimi të rrezikshëm në zonë. Goli i dytë po nuhatej, teksa
Nordikët u treguan inept.
Atëherë kur askush nuk e priti, në minutën e 87-të
ishte Ruud ai që harkoi për Tom Hoglin, i cili realizoi për 1-1 dhe
heshtjen totale të stadiumit kombëtar.
Deri në momentet e fundit djemt tanë tentuan që të
shënonin golin e fitores, por rezultati nuk ndryshoi dhe mbeti i
barabartë, 1-1.
Me këtë barazim Shqipëria ka 10 pikë në vendin
dytë, një pikë më shumë se Islanda në vendin e tretë, që po e zhvillon
takimin ndaj Sllovenisë.
Formacioni i Shqipërisë (4-2-3-1): Etrit Berisha, Agolli, Mavraj, Admir Teli, Armend Dallkku, Migjen Basha, Bulku, Vila, Salihi, Rama, Cani.
Rezervistët: Arapi, Berisha, Bodani, Gjasula, Hysaj, Kace, Lilaj, Llullaku, Osmani, Shehi, Ujkani, Vajushi.
Formacioni i Norvegjisë (4-3-3): Jarstein, Hogli, Reginiussen, Hangeland, Ruud, Henriksen, Nordtveit, Henriksen, Yttergard, Breaten, Elyounoussi, King.
Formacioni i Norvegjisë (4-3-3): Jarstein, Hogli, Reginiussen, Hangeland, Ruud, Henriksen, Nordtveit, Henriksen, Yttergard, Breaten, Elyounoussi, King.
Rezervistët:
Berisha, Gashi, Grindheim, Grytebust, Hansen, Huseklepp, Kristiansen,
Madsen, Sjelbred, Soderlund, Vilsvik, Waehler.
-->
0 comments:
Post a Comment