Tuesday, June 4, 2013

Peripecitë e vitiasve në udhën ilegale për në Hungari (Video)

Shumë banorë të Vitisë janë larguar javëve të fundit në drejtim të Hungarisë. Këtë udhëtim e bëjnë në mënyrë legale, vetëm me letërnjoftime deri në Serbi, pastaj dalin ilegalisht në Hungari.


Pasi të mbërrijnë atje, ata ua mësyjnë vendeve të tjera të Bashkimit Evropian. Shumë prej tyre janë ndaluar në burgjet dhe qendrat hungareze të mbajtjes.
Një nga ta është edhe Dardan Jahiri, i cili ka marrë kredi 1000 euro për të shkuar në Hungari në kërkim të një jete më të mirë.
Mirëpo, rruga deri atje nuk i ka dalë ashtu siç kishte planifikuar, pasi është kthyer përsëri në shtëpinë e tij. Nuk është vetëm ai që është nisur për në Hungari, transmeton KTV.
Banorët e kësaj komune tregojnë se për çdo ditë nisen nga 2 autobusë të mbushur me njerëz. Për një dukuri të tillë janë në dijeni edhe zyrtarët e Komunës së Vitisë, por thonë se nuk kanë se çfarë të bëjnë.
Ismet Hashani, zyrtar informimi në Policinë rajonale të Gjilanit, u ka bërë apel banorëve të Vitisë, që të mos largohen nga shtëpitë e tyre.
Ndërkohë, më shumë se 1 mijë emigrantë kosovarë janë të bllokuar në burgjet dhe qendrat hungareze të mbajtjes, të cilët kanë tentuar të largoheshin nga Hungaria në drejtim të vendeve të tjera.
  -->

0 comments:

Post a Comment