Tuesday, June 4, 2013

Dacic: Heqja e barrikadave në veri jo reale

Kryeministri i Serbisë, Ivica Dacic e ka hedhur sot poshtë mundësinë që bashkë me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçin simbolist t’i heqin barrikadat në urën mbi lumin Ibër në Mitrovicë, për çfarë ka shkruar shtypi në Prishtinë. 


Dacic, duke folur lidhur me këtë çështje. ka thënë se “kjo çështje është e bukur për gazeta, por nuk është reale në jetë”.
Ai ka thënë se kjo çështja e barrikadave fare nuk ka qenë temë e bisedimeve të tij nga tetori deri më sot, sa po zgjat dialogu me Prishtinën, transmeton RTK.
“Vërtetë se ekziston ujdia e mëhershme mbi lirinë e qarkullimit, por kjo megjithatë është një çështje e bukur për gazeta, ama nuk është reale në jetë. Do të ishte mirë që barrikadat kurrë të mos na nevojiten më, pro në këtë drejtim duhet punuar”, ka thënë Dacic, në konferencën e përbashkët me shefin e diplomacisë sllovake Miroslav Lajçak.
Sikurse ka cekur heqja e barrikadave do të duhej të ishte rezultat e mirëbesimit në rritje.
“Jeta në Kosovë duhet të normalizohet, që secili ti ketë të drejtat e veta, që të funksionojë Bashkësia e komunave serbe, se nuk janë të nevojshme kurrfarë barrikadash”, ka përfunduar Dacic. -->

0 comments:

Post a Comment