Monday, May 6, 2013

YouTube, abonim me pagesë për kanale të caktuara

Shërbimi më i famshëm në botë për video, YouTube gjatë javës mund të lëshojë platformën e saj të përmbajtjes me pagesë, thuhet sipas The Financial Times.
Abonimi me pagesë në YouTube thuhet se do të vlejë për kanale të caktuara, të cilat ofrojnë përmbajtje të caktuar.
Shërbimi me pagesë brenda YouTube fillimisht do të përfshijë deri në 50 kanale të zgjedhura, abonimi në të cilat do të kushtojë jo më shumë se 1.99 dollarë në muaj, thotë një burim i afërt i gazetës, i cili është gjithashtu afër zhvillimeve të reja në këtë drejtim.
Më herët, YouTube e kishte konfirmuar se është duke punuar në një projekt të tillë, mirëpo pa e specifikuar datën e lansimit të shërbimit të ri brenda faqes.
Ofrimi i përmbajtjes me pagesë do t’i japë kompanisë Google edhe një burim të ri të ardhurash, ndërsa do ta bëjë më të lehtë që krijuesit e përmbajtjes të ofrojnë edhe më shumë produksion atraktiv, duke përfshirë filmat, programet live, dhe më shumë se kaq.

0 comments:

Post a Comment