Lindsay Lohan
Lindsay Lohan ka thënë se asnjëherë nuk ka qenë e varur nga droga,
porse ka marrë kokainë vetëm pesë herë gjatë gjithë jetës. Si shkaktar
të problemeve të saj, ajo e konsideron zhvendosjen në Los-Anxhelos kur
ishte vajzë e re.
“Herën e parë jam arrestuar për shkak të vozitjes nën ndikimin e
drogës. Policia gjeti drogë tek unë dhe kjo ka qenë hera e parë që e kam
konsumuar. Të gjithë mendojnë se e kam përdorur vazhdimisht, por këtë e
kam bërë katër ose pesë herë në jetë. Nuk më pëlqen, ma kujton babanë.
Gjatë moshës 20 dhe 23-vjeçare kam marrë kokainë katër herë, ndërsa jam
kapur dy herë. Asnjëherë nuk kam përdorur heroinë e as që jam shpuar. Po
ashtu, kurrë nuk kam përdorur LSD. Kam frikë nga gjëra të tilla”, ka
treguar aktorja, e cila ka pranuar se më shumë ka konsumuar marihuanë
dhe ekstazi.
0 comments:
Post a Comment