Tuesday, May 7, 2013

Klauzola për trajnerin: S’ka seks me Sharapovan

Të jesh në skuadrën e trajnuesve të shumtë të Maria Sharapovas është një ëndërr e shumë meshkujve që luajnë tenis. Bukuroshja ruse, numri 2 në renditjen botërore, që prej muajit shkurt ka një partner të ri me të cilin stërvitet në fushën e tenisit.
Ai është gjermani Dieter Kindlmann, ish-tenist profesionist i cili për ta fituar vendin e punës, ka nënshkruar një kontratë të pazakontë. Mes shumë pikash të marrëveshjes që rregullojnë pagesën dhe detaje të tjera, është edhe një pikë që e ndalon 30-vjeçarin gjerman të ketë raporte seksuale me tenisten 26-vjeçare.
E përjavshmja “Bild” shkruan se qëllimi i kontratës është i qartë: Kindlmann duhet t’i rezistojë sharmit të kampiones ruse dhe nuk duhet ta shpërqendrojë atë gjatë orëve të stërvitjes dhe udhëtimeve nëpër botë.
Vetë ish-tenisti gjerman thotë se ka pranuar me kënaqësi kontratën e tij dhe se ndjehet i lumtur që stërvit Maria Sharapovan.
“Puna ime nuk është aq e thjeshtë. Maria është një divë. Ajo kërkon gjithmonë që ta mbrojë imazhin e vet nga bota e jashtme, por me bashkëpunëtorët e saj të ngushtë është mjaft e dashur”, thotë ai.
30-vjeçari shton më tej se Sharapova është besnike ndaj të dashurit të saj, tenistit bullgar Grigor Dimitrov. “Maria është shumë e lumtur me të dashurin e saj dhe deri më tani prezenca ime nuk ka shkaktuar zënka xhelozie mes tyre”, thotë Kindlmann.

0 comments:

Post a Comment