Thursday, May 9, 2013

Pishpiriku merr ngjyrat e Europës

Në kuadër të javës europiane, loja popullore shqiptare në Facebook “Pishpirik” (www.pishpirik.com) do të marrë ngjyrat e Europës. Tavolina e kësaj loje inovative do të jetë e mbuluar me flamurin e përbashkët të kontinentit.


Pishpiriku është një lojë e thjeshtë me letra dhe njëkohesisht e lehtë për t’u mësuar e cila mund luhet në Facebook. Gjatë luajtjes së saj mund të bisedohet përmes chat-it me lojtarët e tjerë, të dërgohen dhe pranohen dhurata.
Ekipi realizues i Pishpirik ka njoftuar fansat dhe lojtarët përmes faqes zyrtare në Facebook se ngjyrat e lojës do të ndryshojnë për nder të javës europiane. “Duke u ndjerë pjesë e familjes europiane në aspektin e konkurrencës dhe potencialit dhe me shpresën që shumë shpejt do te jemi edhe pjesë e këtij unioni si dhe duke dashur të kontribuojmë në mënyrën tonë, në fushën e teknologjisë dhe produkteve socio-argëtuese kemi vendosur që për një javë rresht të mbulojmë tavolinën e Pishpirik me flamurin Europian,” shkruhej në faqe.
Ngjyrat vlerësohen gjithashtu se do të krijojnë një ndjesi pozitive, miqësore dhe qetësuese tek ata që do të luajnë lojën gjatë kësaj jave. Ky ndryshim është një prej risive që loja synon të sjellë në të ardhmen. Floriment Klinaku, drejtori ekzekutiv i Pishpirik, u shpreh se janë duke punuar intensivisht për të ngritur nivelin e argëtimit në lojë. “Po mundohemi të krijojmë një vend të ngrohtë e të dashur për lojtarët e Pishpirik që të dëfrehen dhe të krijojnë shoqëri të reja, jemi duke zhvilluar shumë pjesë të reja të cilat do të bëhen publike shumë shpejt, flamuri i Europës paraqet vetëm nisjen në këtë rrugë.”
Lançohet loja Pishpirik
Pishpirik është lançuar rreth 3 muaj më parë dhe aktualisht numëron mbi 100 000 lojtarë të cilët kanë luajtur deri tani mbi 7 milionë lojë. Çdo ditë luhen më shumë se 20 000 lojë. Me këto shifra, Pishpirik renditet ndër lojërat më popullore në rajon.
Lojën Pishpirik mund ta luani duke klikuar në këtë link https://apps.facebook.com/pishpirik/. (PCWorld Albanian) -->

0 comments:

Post a Comment