Me gjatësi rreth 9 metra
Një gjallesë misterioze më dhëmbë të mëdhenj dhe me një gjatësi rreth 9 metra është gjetur në brigjet e Zelandës së Re. Mendohet se ‘përbindëshi’ është sjellë deri në breg nga dallgët e mëdha, pas stuhive të fundit që goditën bregdetin e Zelandës.
Pjesa më e madhe e trupit të gjallesës misterioze është zhdukur, ndërsa lëkura në pjesën e kokës dhe dhëmbët e mëdhenj i ngjajnë një kafshë prehistorike.Gjallesa ka ngjallur shumë diskutime, disa e kanë cilësuar atë si krokodil deti, apo edhe dinozaur. Një ekspert shkencorë mendon se kafsha mund të jetë një lloj i rrallë i balenave.
Ekspertët kanë nisur testet për përcaktimin e saktë të gjallesës.
Një vit më parë një gjallesë e çuditshme u gjet edhe në bregdetin e Kinës, e cila ishte 17 metra dhe peshonte rreth 4.5 tonë.
0 comments:
Post a Comment