Friday, May 10, 2013

Për një muaj, 200 vjedhje në Prishtinë (Video)

Rritja e numrit të vjedhjeve në kryeqytet ka filluar të bëhet fenomen shqetësues për qytetarët e Prishtinës. Dukuria e vjedhjeve nëpër pronat private dhe gjësendet tjera, veçanërisht vjedhja e mjeteve teknologjike është bërë pothuajse diçka e zakonshme. Sipas statistikave të Policisë së Kosovës, në rajonin e Prishtinës brenda një muaji, respektivisht prej 25 mars deri me 25 prill të këtij viti, nga qytetarët janë raportuar 200 vjedhje.

 Qytetari me inicialet A.L, ka treguar për Telegrafin se si iu është vjedhur llaptopi, të cilin e kishte lënë në veturë. “E kanë thyer xhamin e veturës, pastaj e kanë marrë llaptopin e markës 'Dell', në vlerë rreth 800 euro, në të cilin përveç tjerash ka pasur material shumë të rëndësishëm profesional”, tha ai për

Ndërsa, qytetari tjetër me inicialet J.V, banor i lagjes , të cilit i është thyer banesa ka treguar se i janë vjedhur gjësende me vlerë rreth 800 euro. “ Ma kanë vjedhur llaptopin me vlerë 150 euro, para 250 euro, fotoaparat me vlerë rreth 100 euro dhe stoli rreth 300 euro”, tha ai për Telegrafin.
Në anën tjetër, drejtori i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë, Florian Qehaja tha për Telegrafin se rritja e numrit të vjedhjeve është si rezultat i koncentrimit shumë të madh të popullatës në kryeqytet.
“Dendësia e madhe dhe koncentrimi më i madh i ekonomisë bënë që hajdutët dhe keqbërësit të targetojnë kryesisht kryeqytetin. Faktor tjetër në rritje janë ndarjet e theksuara në mes të varfërve dhe të pasurve, ku rezultojnë në rritjen e numrit të skamnorëve apo individëve që bëjnë vjedhje të pronës. Rritjen e numrit të vjedhjeve e shohim në kontekst të gatishmërisë së ulët vepruese të organeve të rendit për kapjen e shkelësve. Janë të rralla rastet kur policia kap shkelësit. Faktorët për këtë janë kryesisht mungesa e bashkëpunimit me qytetarë, niveli i ulët i profesionalizmit dhe vullneti i kufizuar për veprim proaktiv”, tha Qehaja për Telegrafin.
Eksperti i Sigurisë, ka theksuar se Policia e Kosovës duhet ta ketë si prioritet luftimin e "krimeve të ulëta", sepse sipas tij, është krijuar përshtypja që fokusi i policisë është deklarimi i rezultateve që janë arritur në luftën kundër krimeve të rënda, duke shtuar se kjo po kërkohet nga niveli i lartë politik dhe BE-ja (sidomos rezultatet për luftë kundër drogave).
“Policia duhet të aplikoj në masë të madhe konceptin e policimit në bashkësi, ngase bashkëpunimi me qytetarë është esencial. Nëse ka mundësi financiare, duhet të filloj instalimi i kamerave CCTV apo të ngjashme sidomos ne zonat e qendrës”, ka deklaruar Qehaja.

0 comments:

Post a Comment