NUK E PRISHI MIQËSINË ME VIGANIN
19-vjeçarja nga Tirana, Elena Lika, u bë qendra e diskutimeve të
javëve të fundit në “Big Brother 6”, për afrimin me modelin nga Kosova,
Vigan Shehu, ndërkohë që kur hyri në lojë, ishte prezantuar si vajza që
kishte të dashur jashtë. Por miqësia dhe pastaj largimi i tyre, komentet
e banorëve brenda shtëpisë, dhe natyrisht diskutimet jashtë për ndarjen
e shtratit në shtëpi, u cilësuan si gabim nga ana e saj, pa marrë
parasysh faktin që ka një moshë relativisht të re, krahasuar me banorët e
tjerë në lojë,transmeton panorama plus.
E kështu, Elena la shtëpinë të shtunën e kaluar, pas shumë pyetjeve
që iu bënë se nuk kishte qenë aspak e drejtë që ajo kishte krijuar
intimitet brenda shtëpisë, ndërsa e konsideruan rënie me këmbët e saj
brenda, pasi nuk u qëndronte besnike fjalëve që thoshte në lidhje me atë
çfarë kishte përjetuar me Viganin, dhe çfarë emri i vendoste gjithë
kësaj. Gjithsesi, ajo tashmë që ka dalë nga loja i sheh gjërat më
ndryshe, ndaj dhe ua ka hapur zemrën mikeshave të saj duke u shfaqur e
mërzitur pas kësaj eksperience, pasi “gjërat,- siç shprehet ajo,- janë
shumë ndryshe brenda shtëpisë me atë çfarë shihet nga ekrani”.
Elena ka pohuar se i është rikthyer lidhjes me fotografin Endrit
Mërtiri, me të cilin kishte gati 1 vit e tre muaj e lidhur para se të
hynte në “BB”. Në fakt, rikthimi i tyre pritej, pasi ajo në lojë u shfaq
e penduar dhe e përlotur disa herë për të dashurin jashtë, pas asaj
çfarë ndodhi me Viganin. Për sa i përket këtij të fundit, Elena ka
pohuar se me djalin nga Kosova nuk do e lidhë asgjë jashtë më, por ama
nuk mund të bëjë sikur nuk njihen në vendet ku mund të hasen. Ndërkohë
që ajo ka pasur ankthin se si do ta prisnin prindërit dhe motra, të
cilët u shprehën kundër intimitetit të saj me Viganin në media.
Sipas Elenës, ata e kanë pritur me pozitivitet dhe e kanë mbështetur pas
kësaj eksperience televizive për t’i hyrë jetës normale me qetësi. Ne
po botojmë këto foto të fundit të saj, ndërsa është duke ecur në zonën e
ish-bllokut, e ku shfaqet edhe më e dobësuar, pasi ka humbur peshë nga
stresi që ka përjetuar në lojë. Aktualisht, Elena po shijon ditët e para
të famës, ndërsa shumë njerëz e ndalojnë në rrugë për të bërë foto me
të. Që pas daljes nga “BB”, ajo u është rikthyer studimeve në vitin e
parë të degës Gazetari, për të fituar kohën e humbur gjatë qëndrimit në
“BB”, dhe gjithashtu ka filluar punë si gazetare në një revistë. Për sa i
përket kësaj eksperience televizive, ajo pohon se nuk mund të ishte më e
mira që mund të jepte, por gjithsesi televizioni mbetet një nga ëndrrat
e saj të mëdha”, ashtu siç e ka pohuar dhe në skedën e saj prezantuese
për pranimin në “BB”.
-->
0 comments:
Post a Comment