Friday, May 10, 2013

Si të rrisni e qetë një fëmijë

Nënat e reja e ndjejnë veten të lodhur dhe të stresuar para rritjes së një fëmije. Megjithatë nëse nëna do të ketë parasysh disa hapa që anashkalojnë disa gabime, do t,ia dalë mbanë shumë lehtë duke u ndjerë e qetë dhe duke u ngopur me gjumë.

Një nga gabimet që nënat bëjnë është qetësia totale në dhomë kur fëmija fle. Në fakt të gjithë fëmijët pëlqejnë “zhurmën e bardhë”. Zhurmat në barkun e nënës janë më të larta se zhurma e një fshese korrenti, prandaj fëmijët janë të mësuar me zhurmën. Nëse dëshironi mund t’i hapni zërin e radios me zë të lehtë. Edhe në raste udhëtimesh vendosni muzikë të lehtë në makinë.

Për disa nëna tundja e krevatit mund të jetë pak e bezdisshme. Specialistët shprehen se një përkundje e lehtë siguron më shpejt gjumin e fëmijës.

Zvogëlojini zgjimet e shpeshta gjatë natës. Nënat me eksperiencë shprehen se nëse fëmija juaj zgjohet mos i hapni dritat e dhomës, edhe nëse bëhet pis mos e ndërroni menjëherë.

Fëmijët e sapolindur i dallojnë nënat e tyre nga aromat që ato kanë. Edhe nëse fëmija juaj nuk kërkon për të pirë, me anë të aromës tuaj mund ta dalloj nëse jeni afër apo jo.

Një nënë e përkushtuar duhet të tregojë kujdes ndaj pastrimit, gjumit, ushqimit të fëmijës, në mënyrë që fëmija të rritet në mënyrë sa më të shëndetshme.

0 comments:

Post a Comment