lubi i Borussia Dortmundit ka njoftuar se më shumë se 500 mijë tifozë kanë aplikuar për bileta për finalen e Ligës së Kampionëve kundër Bayern Munichut.
BVB ka në dispozicion 24.042 vende në stadiumin e Wembleyt, por kërkesat janë shumë të mëdha.
Përmes një komunikate të publikuar në faqen e klubit është njoftuar se do të hidhet short për të vendosur se kush do të ketë fatin të sigurojë një biletë për finalen e 25 majit.
Borussia Dortmundi eliminoi Real Madridin në gjysmëfinale për t’u kualifikuar në finale të Ligës së Kampionëve për herë të parë që nga viti 1997.
0 comments:
Post a Comment