Tuesday, May 7, 2013

Përplasen kokë më kokë, përfundojnë në spital (Video)

Në futbollin japonez
 Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në futbollin japonez. Takamitsu Tomiyama, sulmues i ekipit Omiya Ardija, dhe Takuya Masuda, portier i Hiroshimas, kanë përfunduar në spital, pasi kanë pësuar goditje të rënda në kokë, pas përplasjes në mes vete, derisa ishin duke luftuar për ta poseduar një top në zonën e rreptësisë. Të dy futbollistët kanë mbetur pa ndjenja të hënën, ndërsa u transportuan me auto ambulancë. Sidoqoftë, ndeshja e vlefshme për J. League vazhdoi.

0 comments:

Post a Comment