Kërcënon serbët
Gjenerali i policisë serbe dhe komandant i xhandarmerisë, Bratisllav
Dikiq ka qëndruar në veri të Mitrovicës. Ai ishte në veri bashkë me
Aleksandër Vulinin. Në fillim të vizitës së Vulinit, në prani të
mediave, Dikiq nuk ishte dukur askund në horizont, shkruajnë mediat
serbe, transmeton KTV. Sipas këtyre medieve, gjatë vizitës në Mitrovicë
Dikiq ka ecur drejt barrikadës mbi urën e Ibrit dhe është përshëndetur
me kalimtarë të rastit, të cilët e kanë xhiruar në fshehtësi.
Mësohet se Dikiq ka kërkuar nga serbët e veriut që të mos e pengojnë
vizitën e zëvendëskryeministrit serb, Aleksandër Vuçiq, ndryshe ata që
do të shkaktojnë incidente do të burgosen sapo të futen në Serbi.
-->
0 comments:
Post a Comment