“Facebook” dhe rrjetet e tjera shoqërore mund t’ju çmendin, shprehen shkencëtarët izraelitë. Kërkuesit e Universitetit të Tel Avivit bënë lidhjen midis psikozës dhe iluzioneve të shkaktuara nga marrëdhëniet virtuale të kultivuara në rrjetet sociale. Psikoza është një gjendje e çrregullimit psikologjik, me ose pa dëme fizike, që karakterizohet prej degjenerimit të personalitetit dhe humbjes së lidhjeve me realitetin, e për më tepër shkakton edhe humbjen e funksioneve shoqërore të mëparshme.
Studimi shqyrtoi me kujdes tre pacientë për të zbuluar lidhjen midis çrregullimeve psikologjike të tyre dhe komunikimit në “Facebook”. Edhe pse të gjithë pjesëmarrësit kishin probleme në lidhje me vetminë, asnjëri prej tyre nuk kishte pasur probleme me drogën apo probleme psikologjike më parë.
Të tre pacientët kishin kërkuar ngushëllim prej vetmisë dhe e kishin gjetur atë në marrëdhëniet virtuale. Fillimisht ndërtimi i këtyre marrëdhënieve kishte karakter pozitiv, por më pas filloi lëndimi i ndjenjave, tradhtia dhe shkelja e privatësisë.
Më shumë se 85 për qind e përdoruesve të “Facebook”-ut kontrollojnë çdo ditë llogaritë e tyre. 26 për qind e tyre shprehen se janë në ankth, nëse nuk futen të shohin ç’po ndodh me miqtë e tyre.
Femrat kalojnë mesatarisht 81 minuta në ditë në “Facebook”, ndërsa meshkujt 64 minuta.
Në secilin rast të studiuar, ekzistonte një lidhje midis zhvillimit gradual dhe acarimit të mëtejshëm të simptomave psikologjike pas vazhdimit të përdorimit të “Facebook”, që përfshijnë iluzionet, ankthin, shpërqendrimin dhe përdorimin intensiv të kompjuterit.
Doktor Uri Nitzan nga Universiteti i Tel Avivit shprehet se ashtu siç interneti po përhapet me shpejtësi të madhe kudo, edhe sëmundjet psikologjike të lidhura me të nuk janë më pas.
Lajmi i mirë për përdoruesit e “Facebook” është se pas trajtimit mjekësor, pacientët e studimit ishin në gjendje të shëroheshin plotësisht nga çrregullimet e hasura.
0 comments:
Post a Comment