Friday, June 14, 2013

Turqit kundër, shqiptarët e Maqedonisë pro Erdoganit!!! (Video)

“Jemi me ty” dhe “Qëndro drejt mos u përkul, Ballkani është me ty”, ishte motoja e manifestimeve mbështetëse në Shkup dhe Gostivar për kryeministrin e Turqisë, Reccep Taiyp Erdogan. Qytetarët që kishin dalë në këto manifestime thanë se Erdogani është ikona e zhvillimit në 10 vitet e fundit në Turqi, Ballkan dhe më gjerë. 


“Gjithmonë do të jemi pranë të nderuarit Erdogan, liderit të rajonit, ai që bëri të pamundurën në Turqi, njeriu që nuk interesohej vetëm për problemet e vendit të tij, por interesohej për së afërmi edhe për problemet e të afërmve të farefisit”, tha Fuad Haxhitaip, kryetar i forumit rinor TDP, transmeton Alsat-M.
Në Gostivar, përveç mbështetësve nga e gjithë Maqedonia kishin ardhur edhe pjesëtarë të Partisë Demokratike Turke të Kosovës.
Protesta u organizua nga disa organizata joqeveritare të organizuara në Këshillin “Platforma për mbështetjen e Turqisë”, me qëllimin mbështetjen e kryeministrit turk, i cili është përballur deri sot me protesta masive të të rinjve turq, transmeton Zhurnal.
Përpara të tubuarve, organizatorët e protestës kanë lexuar në tri gjuhë komunikatën e përbashkët, me të cilën është shprehur mbështetja për politikat e kryeministrit aktual të Turqisë, por dhe falënderimi për përkrahjen turke ndaj Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi.
-->

0 comments:

Post a Comment