Fotografi shqiptar Fadil Berisha ka realizuar një shërbim fotografik me katër bukuroshe amerikane ndër vite. Kanë kaluar 18 vjet që kur ajo u bë e famshme në “Miss SHBA”. Por Shana Moakler ka treguar se mund të përballojë shumë mirë konkurrencën e bukurosheve më të reja, teksa është veshur për një poster të “Peta”.
Bashkë me Alisa Campanella, “Miss SHBA 2011″; Shandi Finnessey, “Miss SHBA 2004″ dhe Susie Castillo, “Miss SHBA 2003″, “miss”-i tashmë 38-vjeçare ka realizuar një poster bardhë e zi, tepër joshës.
Kurioz është fakti që fotografi ka qenë me origjinë shqiptare: pikërisht i famshmi Fadil Berisha, i cili ka realizuar një kryevepër me katër femrat, të cilat kishin veshur vetëm taka, duke mbuluar me delikatesë pjesët e tjera të zbuluara të trupit.
-->
0 comments:
Post a Comment