Hulumtimet kanë treguar se intensiteti i konflikteve të brendshme është rritur viteve të fundit, por se armiqësia në aspektin ndërkombëtar është reduktuar. Sipas indeksit të paqes, thuhet se siguria në përgjithësi është zvogëluar.
Indeksi Botëror i Paqes për vitin 2013 ka rënë për 5 për qind. Evropa është kontinenti më i sigurt në botë. Në vendet e para janë: Islanda, Danimarka, Austria, Zvicra, Finlanda, Suedia dhe Belgjika. Në mesin e 10 shteteve më të sigurta është edhe Zelanda e re dhe Kanada.
Shqipëria gjendet në vendin 69, Maqedonia në vendin 79, Serbia - 62, Mali i Zi - 73, Bosnja dhe Herceovina - 71... Nga vendet e rajonit, Kosova nuk figuron fare.
Në vendet ma të pa sigurta është Afganistani, ndonëse lufta e mafies së drogës në Meksikë ka shkaktuar dyfish më shumë viktima se në Afganistan dhe në Irak.
Ky hulumtim bëhet nga Instituti për Ekonomi dhe Paqe në Australi.
Indeksin Global të Paqes për vitet 2012 dhe 2013 mund ta shikoni duke klikuar këtu. -->
0 comments:
Post a Comment