Kandidati i Partisë së Punës së Shqipërisë (PPSH) për qarkun e Gjirokastrës, Azbi Kasaj, mbahet mënd për mallkimet e tij për elektoratin, por këtë radhë ai na ka habitur me programin e tij, ku ka përfshirë në të edhe legalizimin e hashashit.
Kasaj mbahet mend për deklaratën e tij bombë para katër viteve, ku tha se “ai që nuk më voton mua i daltë kanceri mu në grykë”.
Ndërsa, në një deklaratë për emisionin “Fiks Fare” të Top-Channel, ai ka thënë se do të legalizojë hashashin.
Kandidati i PPSH-së tha se nëse do të bëhet deputet do të jetë i pari që do mbjellë hashashin në rrethin e Përmetit dhe të Gjirokastrës, ndërsa ai shprehet i bindur se policia nuk do ta arrestojë.
Programi i tij me legalizimin e hashashit parashikon që shqiptarët të punojnë vetëm një muaj në vit dhe pjesën tjetër të bëjnë “qejf”.
Ai tha se nëse fiton Sali Berisha do nisë një luftë guerile kundër kryeministrit për ta zhdukur përfundimisht atë nga skena politike. -->
0 comments:
Post a Comment