Të martën (nesër) mbahet seancë fillestare në rastin “Bllaca III” në të cilën i pandehur i vetëm është Nazim Bllaca.
Bllaca, i cili deri më tani është dëshmitar bashkëpunues i Gjykatës, në orën 15 duhet të jetë në objektin e Gjykatës së Apelit në Prishtinë.
Nazim Bllaca akuzohet për vrasjen e Ibush Kllokoqit më 3 gusht të vitit 1999. Këtë e ka pranuar ai publikisht se me një armë Skorpion ka vrarë Kllokoqin para shtëpisë së tij. Por paraprakisht në bazë të këtyre deklaratave për vrasjen e Kllokoqit Gjykata ka dënuar edhe Shpresim Ukën me 15 vjet burg, Sadik Abazin me 12 vjet dhe Bekim Sylën me 12 vjet burg në rastin e quajtur si “Bllaca II”.
Në këtë proces janë dënuar edhe Shaban Syla me 8 vjet dhe Driton Hajdari me 7 vjet burg për tentim vrasjen e ish-kryetarit të Ferizajt Adem Salihaj më 12 qershor të vitit 1999. Në një proces tjetër po në bazë të deklaratave të Bllacës është dënuar me 18 vjet burg Fahredin Gashi. Ai është dënuar për vrasjen e Sali Gashit në qershor 1999 në Varigoc të Lipjanit, transmeton orainfo.
Në vitin 2009 Nazim Bllaca, i deklaruar si anëtar i SHIK-ut ka dalur publikisht dhe ka folur për një sërë vrasjesh dhe plagosjesh që kanë ndodhur pas luftës në Kosovë. Në këto krime ai ka implikuar veten dhe persona tjerë. Të gjitha këto Bllaca ka pretenduar se i ka kryer nën urdhrat e Azem Sylës, dhe njerëz tjerë të PDK-së. -->
0 comments:
Post a Comment