Saturday, June 15, 2013

Në Kosovë nuk ka VIP

Reperi nga Prishtina, Lyrical Son, ka deklaruar se në vendin tonë nuk ka të ashtuquajtur persona të rëndësisë së lartë (VIP).
Në një intervistë për një radio kosovare, Lyrical Son u shpreh se në Kosovë, VIP mund të quhen vetëm presidentja dhe kryeministri, ndërsa të tjerët pretendojnë të jenë të tillë. “Në Kosovë nuk ka VIP, ose nëse ka, atëherë janë vetëm Hashimi dhe Atifetja”.
“Këtu artistët i thojnë VIP vetes dhe kur vjen fundi i muajit gjysma e tyre vijnë dhe më kërkojnë nga 500 euro borxh. Mund t’iu tregoj se kush janë, por më duket e panevojshme”.
“Nuk je VIP nëse i blen një palë farmerka 500 euro, një xhemper 300 euro, ose një rrip 200 euro, e në xhep nuk i ke as 20 euro”, u shpreh Lyricali.
Lyrical Son së fundmi ka publikuar këngën “Para” me Mc Kreshën dhe Butch, projekt që është pritur shumë mirë nga publiku.



-->

0 comments:

Post a Comment