Monday, June 10, 2013

Sa u ka kushtuar SHBA-ve lufta në Kosovë?

Presidenti i SHBA-ve, Bill Klinton nuk ishte shumë i pëlqyer në Kongresin amerikan sepse shpërbërja e Jugosllavisë i kushtoi këtij vendi shumë para, që mund t’i kishte investuar në programe të tjera. SHBA-ve dhe Perëndimit, kriza në Ballkan u ka kushtuar 250 miliardë dollarë, raporton "Zëri i Rusisë".

"Me kaq para, mund të ishte ndërtuar një Jugosllavi e re dhe në Ballkan do të ishte krijuar parajsa në tokë. Përkundrazi, në Ballkan është krijuar një zonë e paqëndrueshme. Janë të shumtë amerikanët që kanë dhënë ndihmë për këtë sidomos shqiptaro-amerikanët, që thuhet se kanë shumë ndikim", vijon më tej artikulli me titull: "Sa i ka kushtuar SHBA-ve furnizimi me armë i UÇK-së".

"Sot në SHBA jetojnë 300 deri në 500 mijë shqiptarë. Në fillimi, ata mbështesnin Ibrahim Rugovën, ndërsa sot janë në mbështetje të Hashim Thaçit. Ata kanë ofruar një ndihmë prej 2 miliardë dollarë, që janë shpenzuar për armatime dhe krijimin e UÇK-së. Ish-liderët e UÇK-së, u transformuan shumë shpejt në lidera politikë. Jo vetëm amerikanët, por edhe nga Tirana erdhi ndihmë. Pas krizës së vitit 1997 në Shqipëri, kur populli shkatërroi të gjitha depot armëve, të gjithë “Kallashnikovët” përfunduan në duart e UÇK-së", përfundon shkrimi.

-->

0 comments:

Post a Comment