Thursday, June 13, 2013

Berlusconi donte ta vriste Gadafin?

Ish-kryeministri italian, Silvio Berluskoni, ka kërkuar ta hiqte qafës liderin libian, Muammar Gaddafi, gjatë luftës civile në Libi. Ai i kërkoi kreut të Shërbimit Sekret italian që të organizohet një operacion i veçantë për të eliminuar udhëheqësin libian, shkruan Times Live.


Gaddafi u vra nga kryengritës në tetor të vitit 2011, pasi karvani i tij u godit në një sulm ajror të NATO-s. Aleanca ushtarake ka thënë se në shënjestër të saj nuk ishte Gaddafi, por nga ai sulm kanë dalë shumë spekulime se pas vdekjes së tij qëndron dikush jashtë Libisë.
“Në mes të krizës libiane, Silvio Berlusconi ia shtroi një kërkesë të pazakontë shërbimeve të fshehta: ‘A mund ta eliminoni Gaddafin?’”, shkruan Times Live duke u bazuar në një “burim diplomatik të afërt me shërbimet sekrete”.
Ditorja Il Fatto Quotidiano citon ishin ministrin e Mbrojtjes, Ignazio La Russa, i cili ka thënë se lidhjet e Berlusconit me Gaddafin e kanë sjellë atë në situatë të pavolitshme kur filloi kryengritja në Libi në vitin 2011.
“Për këtë nuk ka biseduar me mua, por kjo është e mundur. Berlusconi ishte i shqetësuar se do të jetë në telashe, sepse thuhej se ishte shumë i afërt me udhëheqësin libian”, i tha ai gazetës italiane.
Nga ana tjetër, bashkëpunëtorët e Berlusconit kanë demantuar fuqimisht hodhi këto pretendime.
“Pohimet janë gënjeshtra, fyerje, absurde dhe të papranueshme”, ka thënë zëdhënësi i magnatit italian, Paolo Bonaiuti.
Telegrafi raportuar më herët se kryetari i Partisë Republikane për Demokraci dhe Drejtësi të Libisë kishte thënë se ka informata se Muammar Gaddafi e ka financuar regjimin e Slobodan Milosevicit.
“Pos Milosevicit, lideri i dikurshëm libian e ka financuar edhe kampanjën zgjedhore të ish-presidentit kroat Stipe Mesic”, ka thënë Faragh Abu Ales.
Sipas tij, këto informata i vërtetojnë dokumentet të cilat kryengritësit i kanë gjetur në ndërtesën e shërbimit sekret në Tripoli.
Në mesin e dokumenteve thuhej se janë edhe ato për financimin që Gaddafi ia ka bërë presidentit francez Nicolas Sarcozy, kryeministrit italian Silvio Berlusconi, diplomatit amerikan David Welch, dhe shumë emrave të tjerë të njohur të politikës perëndimore.
-->

0 comments:

Post a Comment