Thursday, June 13, 2013

Clinton, Obamas: Unë intervenova në Kosovë, interveno ti në Siri

Presidenti Barcak Obama duhet të mbështesë më shumë kryengritësit në Siri, i ka thënë ish presidenti amerikan Bill Clinton senatorit republikan John McCain, duke përkujtuar vendimin për intervenim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Bosnjë dhe në Kosovë, gjatë mandatit të tij presidencial.


Clinton, në një takim të mbyllur për publikun - raporton portali Politiko - i ka thënë McCainit se amerikanët e zgjedhin një president që "fiton", duke shtuar se Obama apo cilido president tjetër “duket si budalla” nëse së tepërmi bazohet në hulumtimet e opinionit publik dhe nëse reagon me maturi. Këto komente ai i bëri duke reaguar ndaj sondazheve sipas të cilave amerikanët nuk duan që shteti i tyre të përfshihet në luftën e Sirisë.
"Askush nuk i kërkon trupat amerikane në Siri. Rusët, iranianët e Hezbollahu janë atje, andaj duhet të tentojmë të bëjmë diçka për të ngadalësuar përparimin e tyre dhe për të ndryshuar balancën e forcave, në mënyrë që grupet kryengritëse të ketë një shans të mirë për të fituar", ka thënë Clinton.
-->
Më shumë se 93 mijë persona, ndër të cilët 6,500 fëmijë, janë vrarë nga lufta dyvjeçare civile Siri - që akoma vazhdon - u tha dje në selinë e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë.

0 comments:

Post a Comment