Reperi shumë i adhuruar shqiptar, Unikkatili, do të publikojë të shtunën këngën e re, të parën pas një viti.
Unikkatili, i cili ka rreth një vit që nuk ka lansuar ndonjë këngë, ka preferuar muajin qershor ashtu sikurse në vitet e kaluara që të publikojë një prej hiteve të tij.
Kristian Paloka nga menaxhmenti i reperit ka konfirmuar ekskluzivisht per Telegrafin se të shtunën në mbrëmje do të lansohet kënga e re.
Ai
shtoi se titulli i këngës dhe tematika janë befasi, por se konfirmoi që
Viktori do të jetë solo dhe ky nuk do të jetë bashkëpunim, ashtu
sikurse në këngët e fundit.
Unikkatili
verën e kaluar mbajti koncertin më të madh të mbajtur ndonjëherë në
stadium me 25 mijë fansa të pranishëm, ndërsa që prej asaj kohe nuk ka
publikuar ndonjë këngë të re, duke preferuar që të pushojë.
-->
0 comments:
Post a Comment