Saturday, June 15, 2013

Qe 30 vjet jeton si vampire dhe thith gjak nga njerëzit (Video)

Britanikja Julia Caples që nga mosha 15 vjeçare jeton si vampire, gjegjësisht konsumon rregullisht gjak njerëzor.


45-vjeçarja nuk e fsheh dëshirën e saj për të thithur gjak, ndërsa për këtë ka edhe donatorë të shumtë – njerëz të fascinuar pas tregimeve për vampirët e lejojnë që t’ua pijë gjakun direkt nga trupi i tyre.
Ajo ka thënë se kur kishte dhuruar puthjen e saj të parë si tinejxhere, kishte ndier dëshirën për të pirë gjak dhe më pas nuk është ndalur.
“Është instinkti im natyror, ndërsa më ka pëlqyer edhe shija e gjakut. Nuk mund ta shpjegoj këtë”, ka treguar Caples.
Duke kërkuar njerëz që kanë pasion të njëjtë me të, Julia e ka takuar Donaldin, me të cilin janë martuar në vare dhe një vit ia kanë pirë gjakun njëri-tjetrit.
Mirëpo, pas lindjes së fëmijës, vendosën që së paku njëri nga ata të hiqte dorë nga të qenit vampir dhe këtë “sakrificë” e bëri burri, ndërsa ajo vazhdon sot e kësaj dite të jetojë si vampire.
“Kur e pi gjakun njerëzor ndihem më e fortë dhe më e shëndetshme”, ka shtuar Julia. -->

0 comments:

Post a Comment