Tuesday, June 11, 2013

Policia turke, vret një protestues? (Video)

Policia turke ka ashpërsuar aktet e dhunës ndaj protestuesve, pas deklaratave të ashpra të kryeministrit Recep Tayyip Erdogan. Forcat e policisë kanë tentuar të shpërndajnë turmat e protestuesve në sheshin Taksim me gaz lotsjellës, ndërsa në një video shihet se si ata kanë qëlluar për vdekje në të ri.


Siç u njoftua Erdogan do të bisedojë me protestuesit të mërkurën, por një ditë para, kryeministri turk i paralajmëroi ata duke thënë se nuk do të tregojë as më të voglën tolerancë.
Ai u zotua se do të ndalojë protestat, pasi policia spastroi sheshin Taksim në Stamboll, i shndërruar tashmë në vatrën e tensioneve gjatë këtyre gati 2 javëve.
Forcat e rendit përdorën gazin lotsjellës në parkun Gejzi. Kryeministri Erdogan shprehu mbështetje për ndërhyrjen e policisë të martën, duke thënë se “protesta është marrë peng nga njerëz që kanë si qëllim të dëmtojnë Turqinë”.
Gjatë një fjalimi drejtuar deputetëve të partisë së tij Drejtësi dhe Zhvillim, që u transmetua nga televizioni turk, i ndërprerë disa herë nga duartrokitjet, Recep Tayyip Erdogan tha se “Ata thonë se kryeministri është i ashpër. Po çfarë do të ndodhë? Mos duhet të ulemi në gjunjë përballë këtyre njerëzve”.
Me fjalët e tij duket se ai kundërshtoi guvernatorin e Stambollit, i cili më herët tha se qëllimi i policisë nuk ishte të shpërndante protestën në parkun Gejzi.
Fondacioni Turk për të Drejtat e Njeriut raportoi për katër viktima gjatë protestave, të cilat nisën fillimisht si një demonstrim kundër planit të zhvillimit të parkut Gejzi dhe më pas u zgjeruan thuajse në të gjithë vendin.
Përmes tyre është kundërshtuar autoritarizmi i kryeministrit dhe qeverisë së tij. Të paktën 5.000 persona u plagosën, ndërsa sipas zyrtarëve turq, 600 prej të plagosurve ishin policë.
Në videon më poshtë shikoni vrasjen e një të riu nga policët.
-->

0 comments:

Post a Comment